Rreth Nesh

KUSH JEMI NE ?

Eurosistem Albania sh.p.k është një kompani me inovacionin teknologjik tepër të lartë falë dhe një strukture organizative fleksibile. Kompania ka gjetur shtrirje në tregun shqiptar dhe gjithnjë e më tepër po përpiqet të shtrihet në të gjithë territorin Kombëtar Shqiptar duke pasur si qëllim diversifikimin gjeografik. Marrëdhëniet me kompanitë e huaja sjellin tashmë një pafundësi eksperiencash dhe një teknologji të avancuar të një cilesie të pakrahasueshme. Eurosistem Albania sh.p.k bashkëpunon aktivisht me kompani italiane, të një rangu tepër të njohur.

Kompania ofron një shumëllojshmeri zgjidhjesh inovative falë gamës së gjërë të tipologjise produktive të disponueshme në kohën reale të kërkesës. Avantazhi karakteristik i kompanisë është dhënia e zgjidhjes optimale në bazë të nevojave të perceptuara dhe të kërkuara të klientit, vlerësimi i kujdesshëm i raportit cilësi-­çmim të shërbimit të ofruar. Objekti i kompanisë është ofrimi i një shërbimi tepër cilësor falë kapacitetit dhe kualifikimit teknik të personelit aktual.

HISTORIKU

Eurosistem Albania është themeluar në Tiranë në vitin 2008, një kompani italo-shqiptare me standarte Evropiane, e përkushtuar për të ofruar klienteve një raport sa më të mirë Cilësi­Cmime. Eurosistem Albania sh.p.k është themeluar në Tiranë, kompani e vlerësuar me një prosperitet, rëndësi dhe inovacionin teknologjik tepër të lartë. Stafi shquhet për eksperiencën, politikat e zhvillimit, rekrutimit të punonjësve me aftësi dhe njohuri teknike si dhe potencialitetin individual të një niveli relativisht të lartë.

OBJEKTIVI

Kompania ka si objekt kryesor aktivitetet e mëposhtme:

  • Projektim dhe realizim të impianteve elektrike civile, industriale dhe automatizimit industrial.
  • Projektim dhe kabllim të kuadrove elektrik të tensionit te ulët, të komandimit dhe kontrollit.
  • Projektim dhe realizim të impianteve të sigurisë dhe kontrollit, telekamera, impiant alarmi ndaj tymrave dhe zjarrit, impiant sinjalizues, impiant manaxhimi përmes telefonisë.
  • Projektim dhe realizim të impianteve të shpërndarjes së tingujve, videoprojektim dhe videokonferencë, videocitofoni dhe citofoni.
  • Mirëmbajtje të impianteve elektrike dhe asistencë të përgjithshme.
  • Materialet që ofrohen janë të një cilësie të lartë , produkte 100 % italiane dhe Garanci nga 1-­3 vjet për cdo produkt që ofron.
@2016 Eurosistem - All Rights Reserved
Web Design & Development by
®